Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Lëvizjes BESA

0
16

Kongresi i Lëvizjes BESA- krahu i Shkupit të mbajtur në Pallatin e kulturës në Tetovë ka zgjedhur për kryetar të ri Afrim Gashin, sekretar gjeneral i deritanishëm i kësaj partie.
Ai ka qenë kandidat i vetëm për kryetar të partisë pa pasur ndonjë kundërkandidat.

522 delegatë kanë kanë votuar pro, 12 kanë votuar kundër, ndërsa ka pasur 8 të përmbajtur.

“Ju faleminderit për besimin”, ka thënë në fjalën e tij Gashi./Express/