Nëna e Almirit: S’po mundem ta përballoj humbjen e djalit

0
18

Mixhevere Kasumi, një nënë e cila përjetoi vetëm pak momente me të birin, pasi jeta e tij u shua në mënyrë të padrejtë nga goditja me makinë e të akuzuarit Boban Iliq.

Duke mos arritur që të shijoj as ditët kur ai do të fillonte t’i ndjek mësimet e para bashkë me shokët dhe as lojërat të cilat i zhvillonin në lagje, ajo para disa javësh shpjegoi dhimbjen e cila nuk ka arritur të shuhet edhe pas rreth dy vitesh nga vrasja e djalit të saj.

Mixheverja thotë se nga mërzia për Almirin nuk po arrin t’u kushtohet sa duhet as dy fëmijëve të tjerë, pasi zemra e saj ende është e pushtuar nga e keqja që ka pllakosur familjen.