Aksident tragjik, humb jetën 31 vjeçari

0
20

Një aksident me motor i ka marrë jetën një të riu në kryeqytet.

Këtë të martë, 31-vjeçari K.XH. ka qenë duke drejtuar një motor te “Pjetër Budi”, ku sipas Policisë, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar nga motori, duke marrë lëndime.

I riu është transportuar në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, ka ndërruar jetë.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.