Plaçkitën marketin me maska ne koke dhe te armatosur

0
44

Dy plaçkitës të maskuar mbrëmë e kanë vjedhur marketin “Stokomak” në bulevardin “Partizanski odredi” në Shkup.

Siç njoftoi policia, vjedhja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20, kur dy persona të panjohur të maskuar me fantoma në kokë dhe të armatosur me pistoletë kanë hyrë në dyqanin dhe nga të punësuarit kanë marrë rreth 90.000 denarë, e pastaj e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e kryerësve.