Sot mbushen 20 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni.
Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në IRJM, Unioni Evropian dhe SHBA, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e paqes.
Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfshinë dhjetë pika kyçe:
1. Parimet themelore;
2. Ndërprerja e armiqësive;
3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;
4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;
5. Procedurat e posaçme kuvendore;
6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;
7. Shprehja e identitetit;
8. Implementimi;
9. Anekset; dhe
10. Dispozitat përfundimtare.