Monday, July 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni20-vjeçari nga Maqedonia gjendet i vdekur në Sarandë

20-vjeçari nga Maqedonia gjendet i vdekur në Sarandë

Një shtetas i Maqedonisë është gjetur pa shenja jete në një apartament ku po qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ngjarja tragjike, sipas policisë, ka ndodhur më 26 korrik në lagjen numër 1 të qytetit.

“Policia e Sarandës bëri me dije se viktima, i identifikuar si O. J., 20 vjeç, u gjet nga familjarët e tij në apartamentin ku po qëndronte gjatë pushimeve në Shqipëri,” raportojnë mediat.

Ekzaminimi paraprak i trupit nuk ka zbuluar gjurmë dhune. Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore, megjithatë obduksioni pritet të konfirmojë shkakun e vdekjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments