20 euro gjobë nëse nuk respektoni masat për mbrojtje personale

0
9
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Sipas dekretit të miratuar gjatë ditës së djeshme nga Qeveria, secili qytetar që në ambiente të mbyllura nuk mban pajisje për mbrojtje personale siç janë maskat , shalli ose faculeta do të dënohet me nga 20 euro. Në ambientet e mbyllura përfshihen marketet, tregjet, bankat, posta ose institucione të ndryshme përfshi këtu edhe ata shëndetësore.

Gjobat nuk do të shqiptohen deri ditën e enjte, në mënyrë që individët dhe personat juridikë të kenë kohë për tu furnizuar me pajisje mbrojtëse. Kjo masë do të vlejë deri në përfundim të pandemisë.