Gjashtë persona mbeten në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Katër prej tyre ndodhen në Klinikën për kujdes intensiv dhe reanimacion ndërkaq dy të tjerë në Spitalin “8 shtatori” në Shkup. Pacienti më i ri në “8 shtatori” është një 15 vjeçar ndërsa në Klinikën për kujdes intensiv një 19 vjeçare të cilës gjatë ditës i është amputuar këmba. Drejtori i Spitalit “8 shtatori” njoftoi se gjashtë pacientë janë lëshuar sot për kurim shtëpiak.
Nga 28 të pranuar në spitalin tonë, gjashtë janë lëshuar në shtëpi. Tani ka rreth 22 të pranuar. Ata janë me lëndime më të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë përgjithësisht. I u është dhënë terapia adekuate, 22 pacientët tjerë, 5 janë në Repartin Intensiv, dy janë në ventilim mekanik- deklaroi Hristijan Kostov, Drejtor i Spitalit “8 shtatori”.
I pari i cili e lëshoi spitalin ushtarak ishte Abdulbahri Ismaili i cili tregoi çastet pasi autobusi ishte përmbysur.
E falënderoj popullin që erdhën shumë shpejtë na shpëtuan, ajo ishte tragjedi. Ato momente nuk i tregoj dot, hetimet do të tregojnë. Isha i ulur përpara në radhën e tretë. Nuk dua të komentoj asgjë për ngjarjet, do e lëmë hetimi ta tregoj atë sepse ka edhe të vdekur dhe nuk dua të komentoj. Shumë shpejt ndodhi gjithë ngjarja por kur më nxorën, kur ishte autobusi poshtë mua më thirrën në telefonin më pyesnin si ndodhi ngjarja. Mua më vinte habi, se si u mor vesh kur aq shpejt ndodhi gjithë situata, kam qenë në pavetëdije nga sulmi në atë moment- tha Abdulbahri Ismaili, I lënduar.
Ndërkohë familjarët e të shtrirëve në spital vazhdojnë të qëndrojnë nëpër korridoret e Klinikave, ku presin të vizitojnë të afërmit e tyre.
Vajza është mirë, tani doli nga operacioni. Mjekët thanë që është mirë, kemi kontaktuar kur ndodhi ngjarja, kemi kontaktuar mirë ka qenë, por e ka pas të thyer këmbën.
Ne e dinim se ka lëndime në krah dhe në këmbë, por mbrëmë diçka iu komplikua gjendja, nuk e di si duket se brinjët ka pasur ndonjë problem. Dje nuk ishim në gjendje të vijmë se vajzën e varrosëm. Vëlla e motër ishin, momentalisht nuk ka rrezik për jetë. Në rregull ka kaluar por tash të shohim.
Pos familjarëve, në korridoret e spitalit takuam një banorë të fshatit Llaskarcë i cili kishte ardhur në vizitë të personave të cilët ai vetë i kishte transportuar nga vendi i tragjedisë deri në Spitalin ushtarak
Të lënduarit e parë unë i kam sjellë këtu dhe sot kam ardhur ta vizitoj një të Gostivarit që nuk e kam as shok as asgjë. Shyqyr Zotit ishte gjallë, mirë. Unë në veturën time kam pasur shoferin, si dhe pesë të tjerë, do të thotë gjashtë udhëtar gjithsej. I pari kam qenë në spitalin “8 Shtatori.
Në spitalet ku ka të shtrirë pacientë me lëndime të rënda, qytetarë të shumtë ofrojnë ndihma të ndryshme.