Një 18 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar prokurori Petrit Kryeziu.
“Mund ta konfirmoj se viktima është i lindur në vitin 2004, pra është 18 vjeçar dhe është shtetas i Kosovës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.