Saturday, May 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota18 persona e humbën jetën për tokën

18 persona e humbën jetën për tokën

Të paktën 18 persona e humbën jetën, përfshirë një grua dhe një fëmijë, pas një debate të dhunshëm për tokën mes anëtarëve të një familje në Papua Guinenë e Re.

Përleshjet familjare ende zgjasin në rajonin rural Tagalia dhe Tebi Tari-Pori, zonën Hele bëjnë të ditur mediat lokale.

Inspektori Teddy Agwi, zyrtari i lartë i policisë në rajon tha se dhuna u shkaktua nga një grindje familjare nga “dy kushërinjtë që luftuan për një copë tokë”. Në mesin e të vrarëve janë edhe gjashtë burra që tentuan të hakmerreshin për vrasjen e afërmve të tyre.

Viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjeve me armë zjarri.

Provinca Hela jugore është shtëpia e gati 250 mijë banorëve dhe ka tre rrethe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments