177 të prekur nga koronavirusi në vend, harta zgjerohet në Veles dhe Prilep (VIDEO)

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në 24 orët e fundit regjistrohen edhe 29 raste të reja me Virusin Korona në vend, njofton Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre, 20 në Shkup, 3 në Kumanovë, 3 në Veles, 2 në Prilep dhe 1 në Dibër. Sipas të dhënave zyrtare deri në ora 12 numri total arrin në 177 persona, prej tyre 2 të vdekur dhe 1 e shëruar, gjatë një muaji prej kur së është regjistruar rasti i parë në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e shëndetësisë konfirmojnë se sot për herë të parë u shënuan raste edhe në Veles e Prilep.

Ministria e Shëndetësisë:

Shkup 108, 1 E shëruar

Dibër 41, 1 I ndekur

Kumanovë 11, 1 I vdekur

Shtip 7

Veles 3

Kavadar 2

Ohër 2

Prilep 2

Gostivar 1

Ndërkaq, sot filloi dhënia e terapisë së kombinuar nga dy preparate, që në shumë vende u vlerësua si kurë e përkohshme e këtij gripi. Tek pacientët e rezultuar pozitiv kombinimi i tabletave Hidroklortikin dhe Azitromicinë, e njohur si Sumamed, Ministri Venko Filipçe tha se jepet me pëlqimin e pacientëve.

Adnan Qaili