Sunday, September 7, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni17-vjeçari tenton të vr*asë babain me thikë në dhomën e gjumit

17-vjeçari tenton të vr*asë babain me thikë në dhomën e gjumit

*Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin. Prokuroria Publike ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore kundër një 17-vjeçari, i dyshuar se ka tentuar të vrasë babanë e tij, njofton TV21.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi familjare në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – Shkup, ku i mituri, duke ushtruar dhunë, me qëllim ka tentuar t’i marrë jetën babait të tij. Ai i është afruar nga pas ndërsa viktima ndodhej në dhomën e gjumit dhe e ka goditur duke i shkaktuar 10 plagë me thikë.

Në momentin e sulmit, në shtëpi ndodhej edhe nëna, e cila ka arritur të ndërhyjë dhe ta largojë të birin, ndërsa menjëherë ka thirrur ndihmën e shpejtë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, babai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Prokuroria ka propozuar që të miturit t’i caktohet masa e paraburgimit, ndërsa rasti po hetohet si tentim vrasjeje sipas nenit 123 të Kodit Penal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments