Gjysmë ore pas mesnate në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Februarski Pohod” në lagjen Lisiçe të Shkupit, ka pasur mosmarrëveshje e cila ka vazhduar me përleshje fizike.
“Në një moment A.T (18) ka nxjerr thikën dhe i ka shkaktuar lëndime 17 vjeçarit N.H, i cili me makinë të ndihmës së shpejtë është dërguar në klinikën ‘Nënë Tereza’ ku ka humbur jetën”, kanë thënë nga MPB, përcjell SHENJA.
Policia e ka gjetur dhe arrestuar A.T.