*Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se në periudhën brenda një muaji ka shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme.
“Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.
Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë me kontrollet në trafik.
“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB.