Plusinfo: Bujar Osmani e ka “spiunuar” Artan Grubin te ndërkombëtarët

0
163

Plusinfo: Bujar Osmani e ka “spiunuar” Artan Grubin te ndërkombëtarët

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në fund të gushtit, në një intervistë për TV21, kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, u pyet nëse pas largimit të Artan Grubit ai ishte bërë “njeriu më i afërt” i Ali Ahmetit. Gazetari e konkretizoi këtë “afërsi” duke theksuar se Grubi gjithmonë qëndronte pranë Ahmetit, duke u kujdesur për imazhin e tij publik dhe duke u shfaqur bashkë me të në çdo aktivitet komunikues të liderit të BDI-së, shkruan portal maqedonas “Plusinfo”.
Osmani jo vetëm që e mohoi se kishte marrë rolin e Grubit, por shkoi edhe një hap më tej duke komentuar se ajo praktikë e kaluar kishte qenë e gabuar dhe se monopoli i afërsisë me Ahmetin, të cilin e kishte kërkuar Grubi, i kishte shkaktuar dëm serioz BDI-së. Drejtpërdrejt ose tërthorazi, me këtë veprim Bujar tregoi nevojën për t’u distancuar nga sjellja e Grubit, në prag të fushatës për Çairin.
*Kandidati i BDI-së ka hyrë në rrezik…*
Plusinfo shkuan se duke marrë parasysh faktin se Artan Grubi, bashkë me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Enver Bejxheti, u gjendën në listën e zezë të SHBA-së për shkak se kishin ndihmuar Sasho Mijallkovin të shpëtonte nga burgu, ky pozicionim i Osmanit mund të duket edhe i logjikshëm.
Por, në qarqet e brendshme të BDI-së prej kohësh flitet për rivalitet mes të dyve, ku Osmani gjithmonë e ka parë Grubin si pengesë për ngjitjen e tij politike. Megjithatë, njohësit e situatës në Çair vlerësojnë se ndikimi i Grubit tek një pjesë e madhe e elektoratit, sidomos në këtë komunë, nuk është aspak i vogël. Prandaj shumëkush e sheh si hap të çuditshëm rrezikun që Osmani merr duke i larguar mbështetësit e Artanit në këtë fushatë.
Sipas burimeve jozyrtare partiake, Grubi ka pasur motiv të fortë që në Konventën e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), mbajtur në sallën “Boris Trajkovski”, të organizojë një lloj “përshëndetjeje” për Osmanin. Thirrjet e fuqishme të emrit të Grubit në sallë, kryesisht ishin mesazh për Bujarin se pavarësisht mungesës së tij të detyruar, fijet e partisë ende i mban në dorë Artani.
Bujar Osmani “spiunoi” te ndërkombëtarët?
Megjithatë, sic shkruan “Plusinfo” rivaliteti nuk është vetëm personal. Sipas disa zërave, gjatë “ekzilit politik”, Grubi ka filluar të marrë informacione të reja, që më herët nuk i kishte. Thuhet se Osmani, si ministër i Jashtëm, e kishte “spiunuar” Grubin para diplomatëve të huaj, duke e akuzuar se përdorte portale fantome të instaluara në Ministrinë e Sistemit Politik për të ushtruar presion mbi kryetaren e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me qëllim rikthimin e Nikolla Gruevskit në vend. Pikërisht kjo e kishte dëmtuar rëndë pozicionin e Grubit para faktorit ndërkombëtar.
Që absurdi të jetë më i madh, shkruan “Plusinfo”, Bujari Osmani ka më shumë hise në këtë operacion, përmes takimeve të tij në Budapest me Nikolla Gruevskin, për të cilat koalicioni VLEN e kishte akuzuar publikisht.
*Situata në Çair mund të kthehet në “disfatë të dyfishtë’ për kandidatin e BDI-së*
Sipas burimeve të “Plusinfo”-s pas skandimit të emrit të Artanit në konventë, Bujari është futur në pozitë “disfatë të dyfishtë”.
“Nëse Grubi del hapur e përkrah kandidaturën e tij, kjo do ta damkosë Bujarin, sepse për imazhin e tij ndërkombëtar është shumë e rëndësishme të duket i pastër dhe i pëlqyer nga faktori i huaj. Ai ende shpreson që një ditë të marrë drejtimin e BDI-së. Por nëse Grubi vërtet është i zemëruar, atëherë do të presë ditën e votimit për t’ia dëshmuar praktikisht se pa ndikimin e tij nuk fitohet në Çair”, shkruan “Plusinfo”.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5