Një djalë 15 vjeçar nga Dibra ka rezultuar me virusin korona dhe me shpejtësi është dërguar për në Shkup në klinikën për sëmundje infektive ka mësuar nga burime të sigurta InfoShqip.com, përcjell Struga Ekspres.
Dibra është shpallur si zonë rreziku dhe janë ndaluar shpërnguljet e banorëve të kësaj zone nëpër qytetet tjera.
Përndryshe ministri i shëndetësisë, Filipçe njoftoi se janë testuar 9 pacientë të dyshuar, 6 prej tyre nga Dibra, një shtetas i huaj dhe 2 të tjerë shtetas të Maqedonisë të cilët ditë më parë ishin kthyer nga Spanja.
“Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e pacientes së parë nga Dibra e cila nga orët e mëngjesit është vendosur në aparat për frymëmarrje artificiale bashkë me terapinë e duhur. Në mesin e 4 pacientëve të rinjë të infektuar nga Dibra gjendet edhe një fëmijë I moshës 15 vjeçare. Të gjithë kanë pasqyrë të lehtë klinike. Vetëm pak çaste para fillimit të konferencës edhe dy pacientë të tjerë, shtetas të vendit tonë kanë treguar që kanë qenë në Spanjë dhe në ndërkohë janë paraqitur për shkak të ngritjes së temperaturës” – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.