Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Trajkovski

14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Trajkovski

Në Maqedoni sot do shënohet 14-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në Rotmile në afërsi të Mostarit.
Në Shkup, në Alenë e Kolosëve tek Varrezat e Qytetit në Butel lule në varrin e Trajkovskit do të vendosin anëtarët e familjes së presidentit, delegacione dhe qytetarë.

Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski dhe delegacioni tetë-anëtarësh i Maqedonisë, i cili ka udhëtuar për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.

Për fatkeqësinë e cila ndodhi në atarin e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së “kingerit”, për atë nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “terrorizëm”, prej atëherë e deri më tani janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kuliq, e në të cilët morën pjesë edhe ekspertë nga Maqedonia.

Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e “kingerit” theksohen gabimet e pilotit dhe mangësi të tjera indirekte të sistemit.

Me kërkesë të Maqedonisë, me mbështetje nga eurodeputeti Andreas Gros, pas grumbullimit të dëshmive shtesë nga ana e MPB-së së Maqedonisë është hapur hetim i ri në janar të vitit 2013, të cilin e ka udhëhequr Kuliq.

Në raportin e parë si shkak kryesor për rrëzimin e “kingerit” janë theksuar “gabime proceduriale në periudhën e aterimit, për nga lartësia dhe nga vendi, në aeroportin në Mostar, në fluturim të kontrolluar”. Në raportin e dytë janë theksuar edhe disa mangësi sistematike, ndërsa është publikuar edhe transkripti i kutisë së zezë, respektivisht gjithë biseda mes pilotëve dhe biseda me kontrollin e fluturimit.

Shtatë procedura gjatë fluturimit nga ana e pilotëve dhe pesë gabime sistematike të institucioneve kompetente në Maqedoni dhe në BeH janë shkaqet për rrëzimin e “kingerit”, citohet në raportin e ri që e prezantoi Kuliq.

Pala maqedonase në tërësi i pranon konstatimet me propozimet shtesë, të cilat kanë të bëjnë me sistemin VOR, vetë procedura, kërkesa dhe shpëtimi pas rrëzimit të kingerit dhe formulimi për lundrimin e fluturakes. Por, për palën maqedonase është e paqartë se pse është riorientuar lokacioni se ku të kërkohet aeroplani, edhe pse Kuliq thotë se kontrollori i fluturimit e ka ditur se ku është rrëzuar aeroplani.

Në aksidentin ajror krahas presidentit Boris Trajkovski, jetët i kanë humbur edhe zëdhënësja Dimka Ilkova-Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!