Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoni14 vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Matematikës në Zvicër (FOTO)

14 vjeçarja shqiptare shpallet kampione e Matematikës në Zvicër (FOTO)

Katërmbëdhjetë vjeçarja, Dorea Robelli, është shpallur kampione e kantonit të Zyrihut në garën e Matematikës. Lajmin për kampionen nga Kosova e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj në Fecebook.

“Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë! Po, në matematikë. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër!”, ka shkruar Çitaku

Ajo ka shtuar që sukseset e shqiptarëve nuk janë vetëm në sport e art por edhe në shkencë.
“Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me sukese të shumta në art e sport. Po ja që gama e sukeseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne” ka shtuar Çitaku.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments