Të paktën dhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona në Komunën e Bogovinës. Tek shtimi i numrit, erdhi si pasojë e paraqitjes së virusit në një ordinancë private, ndërsa nga anketimeт epidemiologjike rezultoi i infektuar mjeku i saj. Pas verifikimit të rastit, Inspektoratit Shëndetësor ka karantinuar 156 persona që kanë vizituar mjekun brenda javës. Të njëjtët duhet të kalojnë 14 ditë izolim në shtëpitë e tyre. Gjendja e krijuar, ka shqetësuar banorët e Bogovinës, të cilët kërkojnë testimin e popullatës.
“Po jemi të shqetësuar paksa, u bë tejet shqetësim kjo punë, u bë tepër rënd, s’mund të lëvizim të dalim të punojmë. Mirë është të testohen sa më tepër, që ta dimë si është gjendja”.
“Duhet të frikesh se shpirt merr ajo, është për tu frikësuar po s`mund ta ndalojmë ne atë”.
“Na ka shqetësua boll, na ka shqetësuar por çka të bëjmë. Duhet të ruhemi duhet, si ruhemi nga balta, nga uji edhe nga kjo duhet të ruhemi”.
Nga ana tjetër, mjekët amë alarmojmë për fshehje të simptomave nga banorët. Por pikërisht fshehja e tyre sjell situata të këtilla, siç ishte rasti me Bogovinën.
E vërtetë është se kemi një numër të pacientëve që mundohen ti fshehin simptomat, ka raste kur pacientë që kanë temperaturë, para se të vinë në ordinanca konsumojnë një tablet paracetamol duke ditur që ajo do ua rrëzoj temperaturën dhe kur e bëjmë matjen e shohim se nuk ka temperaturë. Normal apeli është që gjithsesi duhet t`i tregojmë simptomet tona qoftë edhe nëse kemi Kovid 19 sepse dihet që edhe ajo është një sëmundje që kalon. Ti tregoni simptomet pasiqë secili prej neve mund të jemi burim infeksioni – deklaroi Bekim Ismaili, mjek i përgjithshëm.
Kreu i Komunës së Bogovinës thotë se gjendja është nën kontroll dhe masat dezinfektuese merren rregullisht.
Normal është shqetësuese, çdo rritje numri është shqetësim për neve si komunë. Dje në takimin e punës që patëm, kërkuam nga pushteti qendror ku ishte edhe zv ministri i shëndetësisë, do ketë pra rritje të testeve, sepse gjithë këta persona që kanë shfaqur shqetësime shëndetësore iu janë bërë testimet andaj edhe kanë rezultuar pozitiv nga Kovid 19. Do rritet numri i testeve në ditët në vazhdim, por mbase do na ndihmoojë pak edhe situata që do kemi tash tre ditë izolim në nivel republikan . ramë dakord me përfaqësues të pushtetit qendror se masa shtesë në komunën tonë nuk ka nevojë. Në qoftë se gjitha rekomandimet do respektohen nuk besoj të kemi eskalim të situatës – deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i komunës së Bogovinës.
“Por edhe përkundër rekomandimeve të shumta si nga mjekët po ashtu edhe nga komuna e Bogovinës, banorët vazhdojnë të mos respektojnë këto rekomandime duke mos mbajtur distancën dhe duke dalë nëpër parqe, siç flasin pamjet në vazhdim”.
Bashkim Sulejmani