Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni​Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje

​Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje


Ministri i Shtetit për Lojërat Olimpike në Japoni, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi mbërriti tri minuta me vonesë në një takim parlamentar.

Deputetët opozitarë thanë se me vonesën tij, ministri tregoi mos respekt dhe në shenjë proteste bojkotuan për 5 orë takimin e Komitetit për Buxhet.

BBC shkruan se opozita në Japoni ka qenë në vijimësi kritike ndaj ministrit i cili është në krye të organizimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020” pas një serie të gafave që Sakurada ka bërë përmes deklaratave në publik.

Javën e kaluar, ministri tha se ishte lënë në baltë nga notarja Rikako Ikee, pasi ajo nuk do të marrë pjesë në lojëra për shkak të diagnostikimit me leukemia, ndërsa tha se pritshmërie që ajo të fitonte medalje ishin të mëdha, transmeton KosovaPress.

Ndërsa vitin e kaluar, Yoshitaka Sakurada, i cili është edhe ministër i për Siguri Kibernetike u shpreh se nuk kishte përdorur asnjëherë kompjuter dhe se punët ia delegonte dikujt tjetër.

Opozita po kërkon me këmbëngulje dorëheqjen e tij.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!