Komuna e Prizrenit në Kosovë, pas konfirmimit të 16 raste të reja me COVID-19, me të cilin bilanci i përgjithshëm arrin në 21, është shpallur zonë në karantinë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili tha se pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është dakorduar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, që Prizreni të shpallet zonë në karantinë.
Ai ka thënë se të gjitha rastet e reja kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në Prizren.
“Rrini në shtëpi. Kujdes për veten dhe familjen”, porosit Haskuka në një postim në Facebook.
Në Kosovë deri sonte janë konfirmuar 362 raste, prej tyre 79 vetëm në 24 orët e fundit, me më së shumti në Ferizaj – 35 raste.