Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni​OKB: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë trazira globale

​OKB: Mungesa e ushqimit mund të shkaktojë trazira globale

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi paralajmëroi se mungesat e mundshme të ushqimit të shkaktuara nga lufta në Ukrainë mund të çojnë në trazira globale dhe shpërngulje diku tjetër.

”Lufta në Ukrainë ka ndikuar në shumë situata të tjera delikate, duke i bërë ato më kritike”, tha Grandi pas një takimi të ministrave të Zhvillimit të BE-së, në Bruksel.

Grandi i konsideroi krizën e sigurisë ushqimore, krizën e energjisë, rritjen e çmimeve dhe paqëndrueshmërinë si pasoja globale të luftës në Ukrainë.

“Nëse vendet do të përfshihen nga këto trazira dhe brishtësia politike, do të ketë më shumë zhvendosje”, tha Grandi duke bërë thirrje për vëmendje adekuate kundrejt krizave në Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Azi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments