​Koronavirusi/ Kryeministri i Britanisë, Johnson dërgohet në spital

0
47
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kryeministri britanik Boris Johnson u transferua në spital 10 ditë pasi kishte dalë pozitiv në testin për koronavirusin e ri COVID-19.

Zyra e Johnson tha sot se shtrimi i tij në spital është një “hap paraprak” dhe se Johnson mbetet në krye të qeverisë.

Johnson, 55-vjeç, është karantinuar në Downing Street qëkur u diagnostikua me COVID-19, më 26 mars.