Trupi i një të riu, rreth të 25-ave, pasditen e sotme është gjetur i vdekur në basenin ujor të portit detar në Durrës.
Ka qenë një telefonatë që ka sinjalizuar policinë kufitare mbi praninë e trupit në ujë dhe efektivët e saj janë vënë në lëvizje duke e nxjerrë nga uji të mbyturin.
Dyshohet se është një refugjat nga vendet e Lindjes së Mesme, pasi ka pasur edhe një çantë shpine dhe mund të jetë hedhur në ujë për të arritur me not tek ndonjë traget apo anije peshkimi për t’u larguar nga Durrësi drejt Perëndimit.
Durrësi konsiderohet një trampolinë për refugjatët e ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme të cilët synojnë kryesisht Italinë dhe Gjermaninë.