Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovë​Arrestohet Burdushi, në shtëpinë e tij i gjenden edhe armë

​Arrestohet Burdushi, në shtëpinë e tij i gjenden edhe armë

Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi. Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar për KosovaPress prokurori i rastit Petrit Kryeziu. Sipas tij Peçani është i dsyhuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim. “Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, tha Kryeziu për KosovaPress. Peqani me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim. Sipas Prokurorisë ai kishte marr nga një person 2 mijë euro për shërimin nga depresioni. Burdushi në një emision televiziv në T7 ka thënë se ka materiale të cilat po të publikoheshin do të ndodhte “tërmet”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments