Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZejdi: Alternativa nuk ulet në tavolinë me BESËN!

Zejdi: Alternativa nuk ulet në tavolinë me BESËN!

Sekretari gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka bërë të qartë për TV21 se partia e tyre nuk do të jetë pjesë e koalicionit aty ku është edhe Lëvizja BESA. Sipas tij, Alternativa është e prerë, nuk ulet në tavolinë me Besën!
“Janë disa njerëz aty me të cilët asnjë organ partiak i Alternativës nuk do të kishte pranuar të ulet me ta në tavolinë, për shumë arsye parimore, për arsye se nëse disa njerëz kanë qenë në shërbim të të tjerëve për të thyer idealin dhe shpresën e një subjekti politik, me ata njerëz nuk mund të rrugëtosh bashkërisht”, theksoi Skender Rexhepi nga Alternativa. Sipas tij, do të mjaftonte koalicioni Aleancë-Alternativë, pa Besën, për të fituar zgjedhjet e 12 prillit. Në rast se deri në fund Alternativa nuk lëshon pe për koalicion trepalësh, do t’i mbetej Aleancës për Shqiptarët të përzgjedhë se këtë parti apo me Lëvizjen BESA do të koalicionojnë. “Jam optimist sepse kemi shumë arsye pse duhet të kemi zgjidhje të përbashkët dhe s’kemi asnjë arsye pse duhet ta mohojmë një zgjidhje të tillë”, deklaroi Skender Rexhepi nga Alternativa.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments