Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev jep alarmin: Duhet të jemi të gatshëm për shifrën prej rreth...

Zaev jep alarmin: Duhet të jemi të gatshëm për shifrën prej rreth 2 mijë të infektuar me koronavirus

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në TVM deklaroi se “është e frikshme që në botë por edhe te ne, coronavirusi na kapi dhe më vjen keq që bota nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar, por jam i lumtur që institucionet tregua se janë të gatshme, qytetarët besojnë në to dhe kështu duhet, për këtë shkak do ta kapërcejmë krizën”.

Ai falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësor, policët, armatën dhe shërbimet në MPJ, të cilët japin gjithçka nga vetja, me qëllim që të menaxhohet sa më mirë coronavirusi.

Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri Filipçe dhe ekipet brenda, treguan transparencë të madhe, gatishmëri, qetësi që kontribuon në menaxhimin me situatën.

“Sigurisht që numri i 201 të infektuarve dhe 3 vdekjeve është i rëndë, por ne duhet të jemi të përgatitur për shifrën prej rreth 2.000, që është mesatarja e të infektuarve dhe shërimit”, tha Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments