Zaev: Duhet të shkohet në zgjedhje
Maqedoni, Slider

Zaev: Duhet të shkohet në zgjedhje

Ne nuk duam zgjedhje, por nëse opozita tenton ta pengojë ardhmërinë e shtetit drejt BE-së dhe NATO-s për shkak të marrëdhënieve kalkuluese personale, atëherë ne do të jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën e parë të dhënë pas referendumit për BHV1.
Në të Zaev thekson se do të bëjnë gjithçka që duhet që të sigurohet shumica e nevojshme në Parlament për ndryshimet kushtetuese, por nëse opozita tenton ta pengojë të ardhmen e Maqedonisë për shkak të interesave personale, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje. Është i bindur se nëse shkon në zgjedhje, do të marrë shumicën e dy të tretave sepse, siç thotë, mbi 80 për qind e qytetarëve janë për ardhmëri evropiane të shtetit.
“Në esencë besoj se edhe opozita është për në BE. Ata nuk janë kundër. Por, ato kalkulime të shkreta politike të cilat i bëjnë qarqet politike janë shkak për këtë. Madje edhe lideri i opozitës, i cili bojkotonte, nëse e pyetni a është për në NATO dhe BE, ai do t’u thotë “po” edhe në esencë besoj se kjo është e saktë, por ai dëshiron të kthehet në pushtet, ndërsa atëherë kur dëshiron të kthehet në pushtet e rrezikon ardhmërinë e vendit tonë; thotë Zaev, duke shtuar se nëse Maqedonia po lëvIzë përpara drejt integrimit euroatlantik atëherë do të rritet edhe BPV, do të rriten investimet dhe eksporti, do të ulet papunësia dhe do të sigurohen perspektivat që të rinjtë të mbesin në shtet.
Në intervistën Zaev thekson se përgjegjësia është te të gjithë është e madhe sepse bëhet fjalë për çështje e cila është mbi të, mbi liderin e opozitës, mbipartiake.
Lidhur me formulimin e çështjes së referendumit dhe nëse ajo ka qenë shkak për daljen e ulët më 30 shtator, Zaev thotë se çështja është vendosur sepse pa marrëveshjen me Greqinë nuk ka BE dhe NATO.
I pyetur si e komenton daljen në komunat ku shumica është popullatë shqiptare, kryeministri Zaev thotë se përqindja e daljes ka qenë e njëjtë edhe te maqedonasit, shqiptarët, turqit, boshnjakët sepse ka migrim të madh.
“Përqindja e faljes është normale. Kur do të shihni numrat, do të shihni se ne do të arrijmë dalje prej përafërsisht 50 për qind nga ajo që e kemi si votues në Maqedoni, sepse në Maqedoni ka rreth 1,3 milionë votues”, sqaron Zaev.
Lidhur me reagimet e bashkësisë ndërkombëtare pas referendumit, Zaev tha se faktori ndërkombëtar pret që Maqedonia të vazhdojë edhe më tej dhe Parlamenti të marrë vendim.

October 5, 2018
Struga Ekspres