Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Deponitë e paligjshme janë papërgjegjësi e institucioneve, kryetarëve të komunave dhe...

Zaev: Deponitë e paligjshme janë papërgjegjësi e institucioneve, kryetarëve të komunave dhe inspektorëve


Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë deponi legale. Për fat të keq kur të dilni nga cilido qytet, i cili ka qenë vend i populluar shikoni deponi të paligjshme. Ajo së pari është papërgjegjësi e institucioneve të cilat duhet ta kontrollojnë atë, kryetarët e komunave janë më së shumti kompetent, por këtu janë edhe inspektimet para se gjithash inspektimet komunale. Por, ne qytetarët në fund të ditës duhet t’i deponojmë mbeturinat në koshat për mbeturina, ndërsa ata që i mbledhin mbeturinat të mund ta dërgojnë në deponitë e caktuara për mbeturina.

Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se zbatojnë projekte rajonale, para katër ditëve kanë miratuar vendim përfundimtar për deponi rajonale për rajonin lindor dhe verilindor, projekt i financuar prej afër 37 milion euro nga Bashkimi Evropian, i cili përfshin dy nga tetë rajonet.

“Pesë rajonet tjera në shtet janë në versionin përfundimtar së bashku me BERZH në përpunimin e dokumentacionit projektues, studimet e fizibilitetit dhe marrëveshjet për partneritetin privat publik dhe koncesionet sipas rrjedhës të cilën e përpunon Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe mbetet deponia e Shkupit të cilën qyteti i Shkupit si rajoni i tetë duhet ta zgjidh”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të “Gramatikës së gjuhës bashkëkohore rome.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments