Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev a do të dorëhiqet nëse nuk merrë datën për bisedime me...

Zaev a do të dorëhiqet nëse nuk merrë datën për bisedime me BE-në?


Kryeministri Zoran Zaev dje dy herë radhazi në mënyrë dramatike ka bërë thirrje në Bruksel që vendit të tij ti jepet data për fillimin e bisedimeve me BE-në. Në deklaratat e tij mes rreshtave mund të lexohet paralajmërimi se ai mund të largohet nga detyra e tij dhe të bie Qeveria. Por burime qeveritare qetësojnë topin dhe thonë se kjo nuk ka të bëjë, përcjellë DW. Zaev në njërën nga deklaratat bashkë me eurokomisarin Johanes Han tha se nëse nuk plotësohet ajo që është premtuar, dikush duhet të marrë përgjegjësi. Ai dy ditë më pare në deklaratën në një forum në Vjenë dhe në një intervistë për Tanjug ka thënë se vendimi negative nga Brukseli do ta rrëzojë Qeverinë e tij. “Megjithatë nuk do të heqim dorë nga ajo rrugë drejt BE-së. Do të vijnë të tjerët dhe do të vazhdojnë atë”, ka thënë Zaev, përcjellë INA. Burime qeveritare kanë sqaruar se deklaratat e Zaevit nuk janë paralajmërime për dorëheqje, por konfirmim se askush nuk do të ikë nga përgjegjësia.Kryeministri Zaev po qëndron në Bruksel ku po bën përpjekjet e fundit për të siguruar datën, megjithatë kjo çështje mbetet e hapur pas qëndrimeve negative të Francës.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments