Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëVrau gruan e tij dhe iku në Kosovë, Gjermania në kërkim të...

Vrau gruan e tij dhe iku në Kosovë, Gjermania në kërkim të 37-vjeçarit

Autoritetet gjermane po kërkojnë ekstradimin e kosovarit i cili dyshohet se pasi që vrau gruan e tij, ikur nga shteti gjerman për në Kosovë.

I njëjti sipas autoriteteve të drejtësisë së Duisburgut, dyshohet se pasi ka kryer aktin, trupin e viktimës e ka hedhur në një kanal, transmeton lajmi.

Rasti për vrasjen e gruas së tij, sipas raportimeve të mediave gjermane tanimë ka kaluar në duart e autoriteteve kosovare.

Fillimisht, Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e të dyshuarit, mirëpo për shkak se të dy shtetet nuk ekstradojnë qytetarët e tyre respektiv, një proces i tillë kishte pushuar.

Sipas dyshimeve të prokurorisë atje, motivi që ka shtyer 37-vjeçarin të vras gruan e tij, kanë qenë problemet me martesën e tyre.

Siç citohet nga mediat gjermane, autoritetet e Kosovës fillimisht i kishin konfirmuar Gjermanisë është arrestuar, mirëpo se më tutje nuk dihet asgjë për këtë rast, ose nëse i njëjti është liruar.

Megjithatë, mediat gjermane nuk kanë dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, i cili bashkë me viktimën kishin tre fëmijë.

Vajza e autorit të krimit raportohet të jetë në Gjermani, teksa dy fëmijët më të vegjël thuhet se janë marrë me vete nga babai në Kosovë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments