Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriTurqia, shteti i parë që sjell ndihma për Shqipërinë e përmbytur

Turqia, shteti i parë që sjell ndihma për Shqipërinë e përmbytur

Përveç Kosovës, që është një shtet shqiptar, Turqia ka qenë shteti i parë që ka sjellë ndihmë për të ndihmuar Shqipërinë me rastin e përmbytjeve.

Gjysmëhëna e Kuqe turke, pjesë e rrjetit humanitar botëror nën petkun e OKB-së e që merr fonde nga qeveria e Anarasë, ka sjellë ndihma në mjete dhe në para për Kryqin e Kuq Shqiptar, në ndihmë të banorëve të dëmtuar nga moti i rënduar.
Siç bëhet e ditur në një status në rrjetet sociale të kreut të organizatës humanitare turke, Dr.Kerem Kinik, “Sektori i katastrofave i Gjysmëhënës së kuqe turke i është përgjigjur në skuadra shpëtuesish dhe në ndihma humanitare Kryqit të Kuq Shqiptar për ta ndihmuar e për të qenë në mbështetje të 1500 familjeve të përmbytura nga moti i keq.

Ndërkaq, në një postim zyrtar Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka publikuar një status me flamurin shqiptar në qendër ku shpreh “Simpatinë dhe mbështetjen për popullin shqiptar në këto ditë të vështira të motit të keq”.

Ndërkaq, siç bën të ditur të ditur televizioni publik serb RTS, edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Shqipërinë. /tesheshi.com/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments