Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriTronditet Shqipëria: Çifti i të moshuarve nuk përballon dot vetminë, vetëvriten duke...

Tronditet Shqipëria: Çifti i të moshuarve nuk përballon dot vetminë, vetëvriten duke u hedhur nga ndërtesa

Një ngjarje tragjike u regjistrua në Berat të Shqipërisë, ku një çift të moshuarish u gjetën të pajetë poshtë pallatit ku banonin. Burrë e grua me probleme shëndetësore, ishin transferuar në qytet disa muaj më parë, por nuk ishin ambientuar dhe sipas familjarëve shpesh herë u kërkonin fëmijëve t’i kthenin në fshatin ku jetonin më parë. Të moshuarit që i dhanë fund jetës në mënyrë tragjike e kishin paralajmëruar aktin ekstrem. Të vendosur në qytet vetëm 6 muaj më parë, ku jetonin të vetëm çifti 78 dhe 70 vjeçe nuk kishin arritur të ambientoheshin dhe u kishin kërkuar katër fëmijëve që jetonin në emigrim i kthenin në fshatin e tyre. Në të kundërt i kishin kërcënuar se do ti jepnin fund jetës, ashtu siç edhe ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje, konfirmuan të afërm të familjes.

Sipas hetimeve të para dyshohet se ka qenë burri ai që ka hedhur nga ballkoni i katit të tetë ku jetonin gruan dhe më pas është hedhur vetë. Që të dy kishin edhe probleme të rënda shëndetësore çka ka përkeqësuar gjendjen e tyre psikologjike. Burri vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe skizofrenia, ndërsa gruaja ishte konstatuar me tumor, siç konfirmojnë edhe të afërmit. Të dhënat e para të policisë flasin për një akt ekstrem në kushtet e depresionit, por megjithatë pritet marrja në pyetje e familjarëve të çiftit dhe dëshmitarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments