Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTragjedi e madhe në Cyrih të Zvicrës: Vriten Burrë e grua...

Tragjedi e madhe në Cyrih të Zvicrës: Vriten Burrë e grua dhe dy fëmijët

Mbrëmjen e së enjtes, në Affoltern am Albis të Zvicrës, janë gjetur katër persona të vdekur. Dyshohet se bëhet fjalë për tri vrasje dhe një vetëvrasje.

Menjëherë pas orës 21:00, një grua alarmoi policinë zvicerane. Bashkëpunëtorja e saj nuk kishte ardhur në punë, kishte raportuar në polici.

Policia menjëherë shkoi në banesën e gruas (51) tashmë të ndjerë, ku e gjeti të vdekur. Po ashtu fëmijët e saj (7 dhe 9) dhe bashkëshorti i saj (53) kishin ndërruar jetë. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, burri kishte vrarë gruan dhe fëmijët e tij dhe më pas armën ia drejtoi vetvetes, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Rrethanat e sakta të krimit ende mbeten të paqarta. Gjithashtu arma e vrasjes. Prokurori publik i Kantonit të Cyrihut dhe Policia Kantonale e Cyrihut janë duke zhvilluar hetimet.
Përveç policisë kantonale të Cyrihut, janë mobilizuar edhe policia e qytetit në Affoltern am Albis, Instituti i Mjekësisë Ligjore Zurich FOR dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Cyrihut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments