Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTemperatura më e ulët u shënua në këto vende të Maqedonisë

Temperatura më e ulët u shënua në këto vende të Maqedonisë

Mëngjesi më i ftohtë sot është në Berovë dhe në Mavrovë ku janë matur -5 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli me 4 gradë të matura.
Nën zero në mëngjesin e sotëm temperaturat janë në Llazaropole Krushevë dhe Gjurishtë -4, Kriva Pallankë -3, Vinicë, Pozharan, Kumanovë, Ohër Topollçan, Prilep dhe Petrovec afër Shkupit -2 dhe Manastir, Shkup, Pretor dhe Strumicë -1 gradë. Zero gradë janë matur në Shtip, Dibër, Dollnen dhe Tetovë, ndërsa 2 gradë në Dojran.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur reshje në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë natës së kaluar ka mbizotëruar mot i vrenjtur me erë mesatare veriore. Në orët e mëngjesit kishte ulje të vranësirave, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit, ka fryrë erë mesatare nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, veçanërisht në zonat më të larta malore.

Gjatë ditës moti pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe ftohtë. Gjatë ditës do të ketë rënie të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore, sidomos përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit. Në zonat malore do të ketë rritje të vranësirave, me kushte për borë të dobët. Temperatura maksimale pritet të arrijë prej 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup mot të ngjashëm me erë të lehtë deri në mesatare veriperëndimore dhe temperaturë maksimale prej 7 gradë.

Nga e mërkura deri të premten gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale. Të reshura të reja të shiut dhe borës priten për fundjavë, por me intensitet më të ulët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments