Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiTë rinjtë në Strugë largohen me të madhe, lokalet e Strugës tani...

Të rinjtë në Strugë largohen me të madhe, lokalet e Strugës tani kanë nevojë për kamarierë, banakierë, kuzhinierë…(VIDEO)

Në fillim të sezonit turistik, hotelierët në Ohër dhe Strugë po përballen me mungesë të kuadrit. Ata kanë nevojë për qindra punëtorë në pozita të ndryshme. Kërkohen kamerierë, banakierë, kuzhinierë, pastruese hotelesh, por edhe staf tjetër ndihmës. Nga sektori hotelierik, shkakun për këtë situatë e shohin në largimin e të rinjve jashtë vendit, por edhe në kuadrin profesional.

Çdo i treti student i cili përfundon studimet në Fakultetin e Turizmit në Ohër largohet për punë jashtë vendit.

Në fillim të prillit, kam pasur shumë thirrje nga të gjithë pronarët e objekteve hotelierike që kërkojnë staf profesional. Ky vit do të jetë i vështirë, por viti tjetër edhe më shumë. Për mua është alarmante kur diçka është e pakët, ndërsa bëhet fjalë për pagë shumë të ulët dhe në këtë drejtim duhet të bëhen ndryshime – deklaroi Angela Vasilevska-profesoreshë në Fakultetin e Turizmit Ohër

Nga Fakulteti i Turizmit i ftojnë hotelierët të fillojnë të punësojnë kuadër për tërë vitin, e jo vetëm gjatë sezonit. Ndryshe, zyrtarisht, vetëm 120 të diplomuar nga ky fakultet nga gjeneratat e fundit janë ende të papunë, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendi.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments