Të gjithë shqiptarët kudo që janë do të marrin pasaportën e Shqipërisë
Rajoni, Slider

Të gjithë shqiptarët kudo që janë do të marrin pasaportën e Shqipërisë

Qeveria shqiptare në mbledhjen e fundit ka miratuar projekt –ligjin e ri “Për Shtetësinë”. Në projektligjin që do i dorëzohet Parlamentit ka disa ndryshime thelbësore, siç është Neni 6 ku parashikohet “Fitimi i shtetësisë me origjinë”. Me këtë mundësohet që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të shtetit shqiptar, si në vendet fqinje dhe në diasporë të pajisen me shtetësinë shqiptare, përcjellë INA.

Ja siç thuhet në ligj:

Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin. Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është edhe dhënia e shtetësisë shqiptare për këdo që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky parim respektohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në disa shtete të Evropës janë disa kritere shtesë që duhet të plotësohen.

August 2, 2019

Struga Ekspres