Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiTë dielën mbi 2 miliard mysliman do të festojnë Fitër Bajramin!

Të dielën mbi 2 miliard mysliman do të festojnë Fitër Bajramin!

Pas mbarimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, mbi 2 miliard musliman nëpër botë do të festojnë Fitër Bajramin,ditën e diel,24.05.2020,njofton Struga Ekspres.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë fitra, solidarizohen me të varfërit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

All-llahu ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e FitërBajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e KurbanBajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa eBajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’ëla ose Kaf).

Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:51.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments