Supermenët e Liverpool në finale të Ligës së Kampionëve
Slider, Sport

Supermenët e Liverpool në finale të Ligës së Kampionëve


Kënga “You’ll Never Walk Alone” e tifozëve të Liverpool do të dëgjohet më 26 maj në Kijevë, ku ata do të luajnë kundër Real Madridit në finale të Ligës se Kampionëve
Një sezon fantastik.

Për 14 ndeshje 13 pa asnjë humbje dhe vetëm një sonte. Ky është Liverpool i gjermanit Jurgen Klopp i cili ka prekur sot finalen e Ligës së Kampionëve pasi që ka mposhtur Romën me rezultat të përgjithshëm 7-6, 4-2 me fitore të Romës në gjysmëfinalen e dytë.

S’e Liverpool ishte në një formë të mirë, e tregon edhe fillimi i pjesës së parë ku Mane pas një kundërsulmi shënon për rezultat 0-1 pas një asisti të Firminos në minutën e 8’të të takimit.

Roma kthehet shpejt megjithatë në lojë, pas një autogoli qesharak të Milner në minutën e 15 të takimit.

Djemtë e Jurgen Klopp vazhduan presionin dhe pas një ndërprerje ishte përsëri Liverpool që shënoi për rezultat 1-2 në minutën e 25’të. Këtë radhë me kokë shënoi mesfushori Wijnaldum.

Pjesa e dytë nisi prapë më mirë për Liverpoolin që sulmuan por Dzeko arriti të barazoi rezultatin në minutën e 50’të pas një devijimi të portierit Karius.

Roma pati edhe disa raste të mira për të kaluar në epërsi me anë të Dzekos por nuk i shfrytëzoi ato.

Goli erdhi në minutën e 86’të nga Nainggolan, por nuk kishte më ndonjë vlerë të madhe.

Por, Liverpool u frikësua pak a shumë sonte kur në minutën shtesë shënoi përsëri Nainggolan.

Në fund, Liverpool kalon në finale të Ligës së Kampionëve ku në Kijevë të Ukrainës do të takohet me Real Madridin që mbrëmë eliminuan gjermanët e Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 4-3. /GazetaExpress/

May 2, 2018
Struga Ekspres