Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionStruganët kanë dhënë shumë për Kombin, prandaj ta ndihmojmë vogëlushin e vogël...

Struganët kanë dhënë shumë për Kombin, prandaj ta ndihmojmë vogëlushin e vogël Skënder Borova

Nga Jakup Mulaj

Mesazhi emocional i mësuesit shqiptar nga Klagenfurti i Austrisë

Një vogëlush nga Struga kërkon ndihmën tonë!
Sot duke ju falënderuar rrjeteve sociale njeriu mund të jetë i informuar për shumë gjëra që sot ndodhin në botë, e veçmas në trojet shqiptare. Me të lexuar këtë artikull seç mu zgjuan kujtimet e mëhershme për Strugën e bukur shqiptare dhe për struganët si burra të mirë dhe të sinqertë. Në kujtesë më erdhi kontributi i tyre gjatë luftës së Kosovës, ku struganët pa hezitim dhe pa kursyer asgjë ndihmuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shtëpitë e tyre në Strugë hapën dyert dhe zemrat për vëllezërit e tyre nga Kosova. Struganët kontribuan shumë edhe për shkollën shqipë në Klagenfurt të Austrisë duke i dërguar fëmijet e tyre në shkollën shqipe pa hezitim.
Në konkursin e diturisë të mbajtur në Linz të Austrisë ku nxënësit tanë zunë vendin e parë, shkollës sonë shqipe nga Klagenfurti i Austrisë ia vumë emrin Struga sepse nga ai qytet vinte nxënesja më e dalluar e grupit, Nertila.
Për Strugën dhe struganët kam vetëm kujtime të mira. Sot një vogëlush paska nëvojë për ndihmën tonë. Jam i bindur së një strugan kërkon ndihmë atëherë kur më të vërtetë ka nevojë, dhe paraprakisht i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e tij, por nuk ia ka dalur deri në fund, andaj edhe kërkon ndihmë. Shpresojë që së bashku do t‘ia dalim ta ndihmojmë këtë vogëlush, që ta përballojë këtë sfidë. I urojmë shërim të shpejtë!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments