Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniSllovenia prej sot i hap xhamitë, Kroacia më 8 maj

Sllovenia prej sot i hap xhamitë, Kroacia më 8 maj

Nga nesër në Slloveni do të hapen xhamitë për faljen e namazit të Xhumasë dhe Teravive gjë që ka gëzuar të gjithë besimtarët.
Ndërkohë në Kroaci është planifikuar të bëhet hapja e xhamive me datën 8 maj.

Po ashtu edhe Gjermania ka vendosur që këto ditë të hapen dyert e xhamive për besimtarët mysliman.

Bashkësite Fetare Islame në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri akoma nuk kanë ndonjë vendim se kur do të hapen xhamitë. Janë kërkesa të shumta që janë bërë së fundi nga besimtarët për hapjen e tempujve fetarë, megjithatë ende nuk ka asnjë datë të caktuar.

Në Shqipëri, mbi 2 mijë persona kanë firmosur një peticion online që i drejtohet Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Peticioni ka si kërkesë hapjen e dyerve të xhamive për besimtarët dhe qytetarët.

Kërkesa vjen në një kohë kur besimtarët e komunitetit myslimanë janë në muajin e Ramazanit. Në peticion thuhet se, në një kohë kur gjatë dy javëve të ardhshme qeveria parashikon hapjen e pothuajse të gjitha aktiviteteve ekonomike e shoqërore, përfshirë edhe ato që deri para pak ditësh konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë, duhet të merret në konsideratë dhe hapja e xhamive.

Organizatorët i referohen dhe një rasti në Gjermani, ku pas kërkesës së një shoqate myslimane, gjykata kushtetuese e Loëer Saxony (Saksonia e Ulët), ka rrëzuar vendimin e autoriteteve për të ndaluar çdo veprimtari fetare.

Aktivitetet me natyrë tubuese në xhamitë e vendit janë pezulluar që prej datës 22 prill me vendim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.INA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments