Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShtohen zërat për largimin e kreut të BDI-së, ja emrat që mund...

Shtohen zërat për largimin e kreut të BDI-së, ja emrat që mund ta zëvendësojnë

Muajve të fundit janë shtuar zërat për largimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nga froni i kësaj partie. Pas gazetës austriake “Standard” kanë spekuluar edhe media maqedonase, duke shkruar se Ahmeti do të largohet sapo vendi të bëhet anëtar i NATO-së. Por këtë premtim e mban edhe vetë lideri integrist.
Por tashmë janë zëra të ndryshëm se kush mund të jetë zëvendësuesi i Ahmetit. Siç mëson INA nga burime partiake, janë shumë kandidatë për këtë post, por në kombinimin e fundit përfliten emrat e Teuta Arifit, Talat Xhaferit, por edhe emra të tjerë që gëzojnë reputacion brenda strukturave partiake.

Kohë më parë përflitej edhe emri i zëdhënësit Bujar Osmani.
Dëshira e Ahmetit është që të tërhiqet pas miratimit të Ligjit për gjuhët, zgjidhjes së çështjes së emrit dhe marrjes së ftesës për në NATO dhe datës për fillim të negociatave me BE-në.

“A do të realizohet kjo, mbetet të shohim”, thonë burime partiake.Ahmeti është njëri nga themeluesit e BDI-së nga viti 2001, me përfundimin e konfliktit të armatosur në Maqedoni. /Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments