Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSHTETI QË RRJEP TË VARFËRIT, KURSE SHPËRBLEN KRIMINELËT...

SHTETI QË RRJEP TË VARFËRIT, KURSE SHPËRBLEN KRIMINELËT…

Kemi mijëra raste të shtetasve të këtij shteti të kalbur që jetojnë me dhjetëra vite këtu dhe shteti nuk ju jep nënshtetësi, këta persona nuk kanë kaluar kurrë kufirin për shkak të një dokumenti të thjeshtë, kurse kriminelët edhe atë të dënuar nga gjykata hyjnë dhe dalin kur dhe si t’ju teket..
Motoja e qeverisë së re ishte “живот за сите” ( jetë për të gjithë), mirëpo si duket vazhdon jeta vetëm për të fortit, për kriminelët, për banditët e hajdutët, kurse qytetari i thjeshtë duhet t’i lërë fëmijët pa bukë, që të mund ta paguajë rrymën, duhet të mos blejë rroba të reja, por ta paguaj qiranë..
Qytetari i thjeshtë që mundohet me djersë ta fitojë kafshatën e gojës, ndiqet dhe malltretohet nga policia e cila i mshel sytë përballë kriminelëve…
Qeveria e re për dallim nga e vjetra vetëm filmat i ka zhanër tjetër, qeveria e mëparshme i kishte filmat aksion triller, kurse kjo e reja i ka aventurë komedi…
Derisa nuk përgjigjet para ligjit si i pasuri ashtu edhe i varfëri, si intelektuali ashtu edhe i pa shkolluari, nga ky vend do vazhdojnë të ikin të gjithë..
Nëse shteti më gjatë e mbanë në kufi ekipin e teatrit se sa ekipin e njerëzve me precedent penal, ky shtet do të vazhdojë të mos funksionojë.
Unë ia jap një këshillë falas qeverisë së re, që në moton e tyre ” Живот за сите” ta shton dhe fjalën криминалци…
I zhgënjyer pse nuk kam ikur nga ky shtet një orë e më parë…
???
Hasim Memishi-Sopi-aktor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments