Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriShqipërinë e goditën 19 tërmete në 24 orët e fundit

Shqipërinë e goditën 19 tërmete në 24 orët e fundit


Rajoni juglindor i Shqipërisë ditët e fundit nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet. Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 tërmet me intensitet të ulët, por që ka shkaktuar panik tek banorët.

Tërmeti i fundit me magnitudë 2 ballë ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në fshatin Nikolicë të Devollit, me një thellësi 1.7 km. Sapo kishte kaluar mesnata, një tjetër tërmet me intensitet më të ulët ra përsëri në fshatin Nikolicë, shkruan oranews.

Lëkundjet e tjera që arrijnë deri në 3.2 ballë e kanë pasur epiqendrën kryesisht në zona të Devollit si Miras, Nikolicë dhe Ziçisht, por edhe në Korçë si në Bezhan apo Libohovë.

Mëngjesin e të premtes (1 nëntor) një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi juglindjen, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Prefekti i qytetit juglindor, Dhori Spirollari ka deklaruar se janë thelluar dëmet konkretisht në 6 banesa në Qafzezë dhe në 4 të tjera Vidohovë.

Prefekti i Korçës u ka bërë thirrje bashkive që t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments