Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShpenzime marramendëse për një dasmë në Maqedoni (VIDEO)

Shpenzime marramendëse për një dasmë në Maqedoni (VIDEO)

 

Një ndër momentet më të gëzuara në familje është dasma. Mirëpo, shpenzimet për ta realizuar të njëjtën janë të majme. Shpenzimet më të mëdha bëhen për floririn dhe fustanet e nuses duke përfshirë edhe veshjet tradicionale të vendit të caktuar. Lart-poshtë, familjet që tashmë kanë kryer dasmat ose kanë nisur përgatitjet thonë se shuma minimale për një dasmë është rreh 10 mijë euro.

“Nuk kushton restoranti sa kushton ari e sendet tjera. Tash shpejt e kishim një dasmë në Shkup, 17 mijë euro shpenzuam. Kanë ra këto gjëra dhe na kanë rrëzuar. Deri në 10 mijë euro shumë është, për këtu po foli siç është gjendja”.

“Sa planifikoni të harxhoni për dasmën që e keni? Ende nuk e dimë, por 20 mijë euro nuk e mbyllin. A punoni këtu ose në kurbet? Këtu. A nuk është shumë e madhe krahasuar me gjendjen në vend? Është e madhe po duhet ta gjejmë zgjidhjen”.

Përveç familjes, dasmat janë të kushtueshme edhe për mysafirët që duhet të dërgojnë dhurata nga më të ndryshmet. Viteve të fundit, floriri anashkalohet si dhuratë për shkak të çmimit të lartë.

“Për momentin ai që ka para blen ari. Ne kemi ari për tre variante, më lirë, të mesëm dhe shtrenjtë, sipas klientit për blerje. Më tepër kërkohen më të lehtat”.

“Ato dhuratat kushtojnë, ngushtohen familjet më të rëndomta këtu se duhet të dërgojnë dhurata”.

Një pjesë të mirë të shpenzimeve në dasmë ka edhe paja e nusërisë dhe rregullimi i shtëpisë së re për çiftin e ri.

Zakonisht një paket çmim i mirë që do të përfshinte edhe pjesën e kuzhinës edhe pjesën e dhomës me gjëra de luks të bukura domethënë diku do të kushtonte prej 500 deri në 600 euro. Komplete të enëve fillojnë prej 5.500 denarëve nga 45 pjesë për 12 persona dhe vijojnë deri në 35 mijë denarë e më shumë. Varësisht nga sa pjesë janë dhe çfarë kualiteti janë, ndërsa sa i përket lugëve zakonisht I shikojnë familjet shqiptare për 12 persona, fillojnë edhe ato nga 2.800 den e më lartë. Sa i përket mbulesave fillojnë prej 990 denarëve”-tha Mahir Kadriu, pronar dyqani.

Në listën e shpenzimeve është edhe muzika. Për të siguruar një këngëtar ose grup muzikor, shuma mesatare që një familje duhet të ndajë është mbi 1.500 euro. Ndërsa për t’u dukur bukur makina e dasmës ju duhet të ndani një shumë mesatare prej 40 euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments