Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniShoqata maqedonase do të protestojë kundër ndërtimit të minares së xhamisë në...

Shoqata maqedonase do të protestojë kundër ndërtimit të minares së xhamisë në Ohër


Anëtarët e Shoqatës qytetarë “Sovest” nga Ohri paralajmërojnë protesta nëse sipas tyre nuk ndalen aktivitetet ndërtimore për restaurimin e xhamisë së Ali Pashës në çarshinë e qytetit.

“ Institucionet të zbatojnë rregullat ligjore dhe të mos lënë përgjegjësinë njëra tjetrës dhe në ndërkohë të vijojnë punimet antiligjore “, tha Tome Xhamtoski nga “Sovest”, shkruan Mkd.mk, përcjell Portalb.mk.

Xhamtoski sqaroi se sipas pikës 6 të miratimit duhet të ketë vendim ligjor për ndërtim.

“Këtë deri më tani nuk e ka pa askush dhe kjo për arsye që asnjë organ nuk ka dhënë vendim të tillë. Në vendimin e fundit nga Drejtoria për trashëgimi kulturore kërkohet që të ndalojnë punimet në xhaminë e Ali Pashës”, tha ai.
Xhamtoski paralajmëroi se nëse deri të hënën nuk ndalojnë punimet, do të organizohen protesta për të shprehur pakënaqësinë ndaj punës antiligjore e cila, sipas tij po dëmton Ohrin dhe qytetarët e tij.

Nga kjo shoqatë thonë se nuk janë kundër restaurimin dhe rinovimit të xhamisë, e cila është monument kulturor, por janë kundër ndërtimit të minares 32 metra e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe për të cilën vlerësojnë që do të dëmtojë pjesën qendrore të Ohrit.

Ndryshe, Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut kohë më parë njoftoi se është formuar Komisioni nga persona profesional që t’i inspektojë rrethanat në lidhje me restaurimin e Xhamisë Ali Pasha në Ohër, dhe se ai grup erdhi në përfundim se ministri i Kulturës nuk ka bazë që t’i ndërpret punimet, por i inkurajon të gjitha institucionet kompetente të veprojnë nëse ka indikacione për shkelje të procedurave ligjore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments