/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Shitet për 3 milion euro, Gazeta Express dhe TV T7, ja kush janë pronarët e rinj
Kosovë, Slider

Shitet për 3 milion euro, Gazeta Express dhe TV T7, ja kush janë pronarët e rinj

Televizioni Abcnews nga Tirana ka mbyllur blerjen e gazetaexpress.com dhe televizionit T7, bëjnë të ditur burime nga brenda Gazetës Express.

Burimet thonë se të hënën dhe të martën në ambjentet e T7 dhe Express dhe kanë qenë pronari i Abcnews Klodjan Allajbeu, CEO Idaver Sherifi dhe gazetari Enkel Demi, të cilët kanë inspektuar ambjentet dhe janë takuar me drejtuesit.

Megjithatë thuhet se brenda Gazetës Express ka entuziazëm për shitjen që do të mundësonte rritjen e grupit mediatik por dhe shumë pakënaqësi dhe pasiguri pasi është përfolur emri i Baton Haxhiut për të marrë drejtimin e grupit mediatik, gjë që është mohuar nga pronari aktual Berat Buzhala duke siguruar stafin e ngushtë se drejtori i ri do të vijë nga Shqipëria dhe nuk do të jetë Baton Haxhiu.

Mes stafit flitet se mund të jetë drejtori aktual i Abcnews Idaver Sherifi ai që mund të marrë drejtimin e Gazetës Express dhe tv T7 për shkak të njohjeve të vjetra me një pjesë të stafit si dhe eksperiencës së tij me mediat online si themelues i Albeu.com.

Bisedimet për shitjen kanë filluar para disa muajsh ndërsa këtë të martë është arritur marrëveshja ndërsa nënshkrimi zyrtar i shitjes do të bëhet brenda disa javëve.

Edhe pse nuk dihet saktë, mendohet që vlera e kësaj shitjeje është 3 milion euro./Almakos

June 6, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres