Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRreshjet e borës do të vazhdojnë, apelohet për më shumë kujdes

Rreshjet e borës do të vazhdojnë, apelohet për më shumë kujdes

Komiteti menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit me kriza në prag të paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për reshjet e reja të borës, informon se të gjitha institucionet kompetente janë të gatshëm për reagim adekuat.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët konsiderojnë se janë të rrezikuar, si dhe të gjithë qytetarët të cilët kanë njohuri se qytetarë tjerë mund të jenë të rrezikuar nga moti me dëborë dhe temperaturat e ulëta të paraqiten në numrin pa pagesë të telefonit 195 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) me qëllim dorëzimin më kohë të informacioneve dhe të dhënat deri te të gjitha institucionet përkatëse”, ka rekomanduar Komiteti menaxhues pas seancës ku është konstatuar se shërbimet e gjitha institucioneve deri tani me kohë dhe profesionalisht i janë qasur përballjes me gjendjen lidhur me motin me dëborë.

Siç ka informuar pres shërbimi qeveritar, është sjell konkluzë që të aktivizohet Shtabi kryesor që të ndiqen situatat e motit dhe temperaturat e ulëta. Shtabi kryesor, duke pasur paraysh situatat kohore, si dhe pajisjen e disponueshme (mjete materiale- teknike dhe tjera) në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente (Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Armata e Republikës së Maqedonisë), gjatë ditës duhet të bëjë vlerësim preciz të situatave në terren, plan për identifikimin e nevojave urgjente si dhe nevojës dhe lokacioneve për dorëzimin e ndihmës humanitare, ushqim dhe ilaçe.

Të gjitha institucionet, qëndron në konkluza, duhet të jenë në komunikim dhe koordinim të përhershëm dhe në funksion të marrjes me kohë të masave dhe aktiviteteve dhe të gjitha informacionet që lidhen me motin dhe temperatura të ulëta në Maqedoni, me kohë të dorëzohen në QMK me qëllim të distribuimit të mëtejmë dhe veprimit me kohë.

Të gjithë kryetarët e komunave obligohen t’i vënë në përdorim të gjitha resurset e disponueshme, ndërsa nëse kanë nevojë për ndihmë shtesë të resurseve teknike, në rast se nuk mund të përballen me motin me dëborë, në atë rast të drejtohen deri te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Me seancën ka kryesuar ministri i brendshëm Oliver Spasovski, ndërsa kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komitetit menaxhues, zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska, ministrat për Transport, Shëndetësi, për Punë dhe Politikë Sociale, Goran Sugarevski, Venko Filipçe dhe Milla Carovska dhe Agron Buxhaku drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza. Pastaj Andrej Zhernovski zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Adnan Xhaferovski drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gajur Kadriu nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, Zoran Vellkov nga NP “Rrugë shtetërore”, përfaqësues të Shtatmadhorisë së ARM-së si dhe përfaqësues të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments