Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionReagon Veseli: Një i paditur hudh një gur dhe pastaj i bashkangjiten...

Reagon Veseli: Një i paditur hudh një gur dhe pastaj i bashkangjiten edhe shumë të paditur

Një i paditur hudh një gur dhe pastaj i bashkangjiten edhe shumë të paditur, që shumë të ditur nuk mund ta gjejnë gurin:
1. Është mirë që këta të paditur që janë bashkangjit të paditurit të parë, të lexojnë Ligjin për Buxhetet (Nenin 33), të kuptojnë për fleksibilitetin e dotacioneve dhe se dotacionet mund të ridestinohen.
2. Është mirë të paditurit të parë ti bëhet me dije se dotacionet nuk janë vetëm rrogat e arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme. Dotacionet janë të gjitha mjetet që vijnë nga pushteti qëndrorë deri te pushteti lokal.
3. Të paditurit të parë, dhe atyre portaleve që i rreshtohen këtij të parit, duhet t’u tregohet se kryetarët e komunave gjithmonë kanë manipuluar me dotacionet e ndryshme, sidomos dotacionet që kanë qenë të destinuara për transportin e nxënësve, i kanë shfrytëzuar për destinim tjetër, dhe më pas i kanë kthyer pas një kohe të gjatë, nga mjete tjera. Pyetni më mirë këshilltarët tuaj që kanë përvojë më të mirë në këtë drejtim.
Vesel Memedi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments