Ramush Haradinaj: Nuk bëj koalicion me Albin Kurtin!
Kosovë, Slider

Ramush Haradinaj: Nuk bëj koalicion me Albin Kurtin!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas mbylljes së procesit të numërimit të votave në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, ndërsa ndryshe nga partitë e tjera, ai ka thënë se nuk do të kërkojë rinumërim të votave pasi ai e njeh rezultatin e zgjedhjeve.
“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep bvesim, ndërsa e di i mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu ekziston mundësia e mashtrimit dhe e zhgënjimit të qytetarëve pikërisht me fituesin por kjo i mbetet të ardhmes, shpresoj që unë jam gabim”, ka thënë Haradinaj.

October 8, 2019

Struga Ekspres